Hani i Elezit 23.08.2012
Komuniteti i fshatit Seqishtë përmes procesit të konkurimit të zhvilluar nga ana e Caritas-it të Luksembourg,kishte aplikuar në kuadër të projektit,, Zbutja e varfërisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm’’. Pas vlerësimit të të gjithë formularëve ky komunitet është përzgjedhur për një bashkëpunim të përbashkët tre vjeqarë 2011-2013.
Ky bashkëpunim do ti referohet tri komponentëve, atë të sektorit të Arsimit,Shëndetësisë dhe Veprimtarive për Gjenerimin e të Ardhurave.
Komuniteti i fshatit Seqishtë identifikojë prioritetet në sektorët e përmendur dhe në përputhje me nevojat ka filluar të implemntojë një varg të projekteve në sektorin e gjenerimit të të ardhurave dhe zbutjen e papunësisë.
Njëri nga këto projektë është realizuar sot ku 15 banorëve të këtij fshati iu dhurua nga një mëshqerrë ,projekt i përbashkët i financuar nga CARITAS-i,komuna e Hanit të Elezit dhe banorët përfitues në këtë projekt.
Të gjithë përfituesit janë përzgjedhur nga komisioni i i fshatit Seqishtë,dhe të cilët në bazë të vlerësimit të këtij komisioni kanë përmbushur kriteret e parapara për këtë donacion.
Besnik Reçi Drejtorë i Drejtorisë për Bujqësi , Pylltari dhe Zhvillim Rural tha se këto mështjerra janë të racës Semental të importuara nga Republika e Çekisë me gjendje shëndetësore shumë të mirë të konstatuar nga AVUK-u. .
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 24.660,oo € apo 1.644.oo € për krerë , prej të cilave 14.796.00€ janë të financuara nga CARITAS-i,nga buxheti i komunës 7.400.oo € dhe përfituesit kanë participuar me nga 164.40 €.
Xhevdet Shkreta Drejtorë i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik tha se në kuadër të projektit për gjenerimin e të ardhurave do të përfshihen edhe sektorë tjerë të bujqësisë,si projekte për serra dhe bletë.
Zyra për Informim