Qytetarët e komunës së Hanit të Elezi iu bashkuan ftesës së 70 organizatat joqeveritare për nënshkrimin e peticionit për të kundërshtuar vendimin e fundit të Zyrës së rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për 5.18%.
Përmes nënshkrimit të peticionit, po kërkohet nga Kuvendi i Kosovës ndryshimi i nevojshëm ligjore që mundëson që çmimi i energjisë elektrike me reflektue gjendjen sociale dhe ekonomike të konsumatorëve të energjisë elektrike.
Peticioni po ashtu kërkon nga ZRRE me ndryshuar rregullat e vendosjes së çmimit të energjisë elektrike, dhe shkarkimin e anëtarëve të ZRRE, të kanë vepruar të ndikuar politikisht, duke mos marr për bazë gjendjen ekonomike të qytetarëve.
70 organizatat joqeveritare planifikojnë edhe padi në Gjykatën Themelore, por nuk përjashtojnë dërgimin e lëndës edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Pa u mbush 3 muaj, ZRRE ka nxjerr dy vendime të njëpasnjëshme, duke rrit tarifat e energjisë fillimisht për 4.5 %, ndërsa me 29 Gusht pasoi edhe rritja tjetër prej 5.18%.
Që të dyja vendimet Zyra e Rregullatorit për energji u morën në kohën kur vendi po kalon në vakumin institucional e krizë politike, pa qenë i konstituuar Kuvendi, si themelues i saj.
Zyra për Informim