Hani i Elezit 02.09.2011
Në pajtim me principet e bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel nacional dhe lokal,dhe me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik përmes avancimit të bashkëpunimit ndërkufitar të Vetqeverisjes Lokale, Komuna e Hanit të Elezit dhe Komuna Sopishte nga Republika e Maqedonisë sot nënshkruan ;
,, Memorandum Bashkëpunimi”
Ky Memorandum Bashkëpunimi është nënshkruar sot në Komunën Sopishte në kuadër të vizitës së Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma bërë kësaj Komune me ftesë të prefektit Jovan Gjorgjioski.
Dy kryetarët janë pajtuar për një bashkëpunim të ndërsjellë në nivel partneriteti në konkurimin për implementimin e projekteve Evropiane të zhvillimit ,para se gjithash projekte për shfrytëzimin e mjeteve të Instrumentit të ndihmës parahyrëse –IPA për bashkëpunim ndërkufitarë.
Për këtë qëllim Kryetarët e Komunave u dakorduan që të formojnë edhe ekipe të sektorëve të tyre të zhvillimit lokal ekonomik ,të cilat do të jenë aktive në fushën e zhvillimit dhe komunikimit të përbashkët nga sferat me interes të përbashkët ,që do të ndihmonin ngritjen e kapaciteteve të komunave për një zhvillim të përshpejtuar ekonomik.
Zyra për Informim