Bashkë me Kryetarin e Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Indurstrisë , z.Skënder Krasniqi, përmes nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit u dakorduam që të krijojmë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, si dhe të asistimit, promovimit dhe përkrahjes së bizneseve anëtare të Dhomës së Tregtisë.
Në takim, të pranishëm ishin edhe Idriz Zenjullahu – anëtar i Bordit të DhTIK, Zana Beqiri – Drejtoreshë Ekzekutive e DhTIK, si dhe Agron Ajazi – konsulent.