Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është vendosja e bashkëpunimit ndërmjet INVES dhe Drejtorisë Komunale për Arsim në Komunën e Hanit të Elezit, me synim parandalimin dhe luftimin e fenomenit të bullizmit në shkolla, përmes aktiviteteve edukative dhe vetëdijësuese.
Bashkëpunimi synon:
Vetëdijesimin e nxënësve për format dhe pasojat e bullizmit;
– Promovimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe pa dhunë;
– Ndërgjegjësimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve për rëndësinë e parandalimit të bullizmit;
– Zhvillimin e ligjëratave dhe aktiviteteve sensibilizuese për mbrojtjen e mirëqenies psikologjike, emocionale dhe sociale të nxënësve