Zhvillimi i i programeve të punëve publike është zgjedhur si një prej masave të rëndësishme në realizimin e politikave të përcaktuara në Strategjinë e Punësimit (2010-2012)e hartuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në kuadër të zbatimit të kësaj strategjie , komuna e Hanit të Elezit dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan ,,Marrëveshje Mirëkuptimi” për realizimin e projektit ,,Rikonstruimi i rrugës Ura e Fezës – Rrafshe – Meliq”
Realizimi i këtij projekti do të mundësojë gjenerimin e punësimit përmes programeve të punëve publike,ngritjen e shkallës së punësimit si dhe zvogëlimin e varfërisë.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar , MPMS-ja do të publikojë konkurse për ata punëtorë të cilët do të angazhohen përmes zyrës së punësimit dhe do të i ofrojë kompanisë përfituese të realizimit të projektit përmes komunës së Hanit të Elezit ,listën e punëtorëve për përzgjedhjen e tyre sipas kritereve të përcaktuara.
Në anën tjetër komuna e Hanit të Elezit do të bëjë të gjitha përpjekjet për të garantuar se projekti do të arrinë qëllimin dhe efektet e punësimit si synim i kësaj strategjie.
Për të realizuar këtë projektë MPMS -ja ka ndarë 130.256.oo€ ,dhe në implemntimin e sajë do të punësohen 58 punëtorë në kohëzgjatje prej 3 muaj dhe projekti në fjalë duhet të përfundojë deri më 30.11.2012.
Marrëveshjen e Mirëkuptimit e nënshkruan ,në emër të MPMS-së Ministri Nenad Rasic ,ndërsa në emër të komunës së Hanit të Elezit ,kryetari i komunës Rufki Suma.
Zyra për Informim.
Për realizimin e Strategjisë së Punësimit në komunën e Hanit të Elezit,
MPMS-ja Investon 130.256.oo€