Hani i Elezit 17.06.2013
Shërbimi Sprovues i Kosovës, përkatësisht Shërbimi për Ekzekutimin e Dënimeve Alternative dhe Riintegrimin Shoqëror të personave të dënuar, si përgjegjës për Ekzekutimin e dënimeve dhe masave alternative, mbikëqyrjen, risocializimin, riintegrimin dhe rehabilitimin e të gjithë personave që kanë kryer vepra penale të ndëshkueshme sipas ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe komuna e Hanit të Elezit nënshkruan “ Marrëveshje Bashkëpunimi” me të ciliën personat e denuar me denim alternativ ti dërgon në organizata publike dhe shoqërore.
Bazuar në përgjegjësitë e tij, misioni i Shërbimit Sprovues është “reduktimi i krimit, zvogëlimi i shkallës së recidivizmit, krijimi dhe rritja e sigurisë për shoqërinë tonë”.
Baza ligjore për punën e Shërbimit Sprovues të Kosovës e përbëjnë këto ligje: Kodi Penal i Kosovës, Kodi i Procedurës Penale, Kodi i Drejtësisë për të Mitur dhe Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale
Duke u nisur nga mandati dhe përgjegjësitë e SHSK-së, roli dhe rëndësia e këtij shërbimi është e shumanshme. Në radhë të parë rëndësia e SHSK-së duhet të shihet si një mënyrë e kursimit të buxhetit të shtetit, sepse në vend se një person të qëndroj në burg dhe të krijoj shpenzime, ai mund të mbikëqyret, por edhe të punoj gjatë ekzekutimit të masave dhe dënimeve në liri. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të kursehej buxheti, por edhe do të shkarkoheshin burgjet nga mbipopullimi, do të humanizohej dënimi dhe do të shfrytëzohen kapacitetet e komunitetit. Të gjitha këto do të bënin të mundur risocializimin dhe riintegrimin më të lehtë në shoqëri, të personave që bien në kundërshtim me ligjin.
Sipas marrveshjes së nënshkruar orët e punës që do të kryejnë klientët do t’i caktoj gjykata me vendim, ndërsa për mbarëvajtjen e orëve të kryera do të jetë përgjegjës institucioni ku klienti do të kryej punë në dobi të përgjithëshme.
Marrëveshjen e bashkëpunimit e nënshkruan në emër të komunës së Hanit të Elezit Rufat Shkreta Drejtorë i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe Kastiot Rexhepi Udhëheqës Regjional i SHSK-së Ferizaj.
Zyra për Informim