Sot realizuam një takim zyrtar me Rektorin e Kolegjit AAB Blerim Olluri, bashkë me prorektorët Petrit Bushi dhe Venera Llunji.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy palëve, e cila përfshin realizimin e punës praktike nga studentët e Kolegjit AAB në komunë, promovim të arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, vizita dhe angazhim rreth hulumtimeve e studimeve të ndryshme, organizime të tryezave, seminareve, punëtorive etj.
Pas takimit vizita ka vazhduar në memorialin e Bllacës, si simbol i eksodit të mijëra civilëve shqiptarë të dëbuar gjatë kohës së luftës nga Kosova.