30% zbritje për çdo shërbim që ofron “Poliklinika Pleura”
Ky është qëllimi kryesor i nënshkrimit të marrëveshjes mes Komunës së Hanit të Elezit dhe “Poliklinës Pleura” me përfaqësues Mumin Hyseni.
Sipas kësaj marrëveshje, zbritjen prej 30% të të gjitha shërbimeve që ofron “Poliklinika Pleura” e përfitojnë banorët e Hanit të Elezit me kushte të vështira ekonomike, familjarët e dëshmorëve të kombit, invalidët e luftës dhe familjarët e tyre, si dhe veteranët e luftës dhe familjet e tyre.
“Poliklinika Pleura” ka një spektër të gjerë të degëve shëndetësore, si: pulmologji, radiologji, ortopedi, gastroenterologji, laborator dhe kujdesin primar shëndetësor.
“Poliklinika Pleura” gjendet në Ferizaj, rr.Rexhep Bislimi, nr.107, me drejtor ekzekutiv Dr.Shyqeri Hyseni dhe përfaqësues Mumin Hyseni.