Hani i Elezit – 19.10.2010
Me një solemnitet rasti sot është nënshkruar marëveshja e bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe UN-HABITAT-tit për implementimin e projektit për rregullimit e qendrës së qytetit.
Në emër të Komunës marveshjen e nënshkroi Kryetari I Komunës z. Rufki Suma ndërsa në emër të UN-HABITAT-it znj.Krystyna Galeza Udhëheqëse dhe Kryekëshilltare teknike e projektit.
Vlera e kësaj marrveshje është 70.000 euro dhe do te implementohet në projektin e rregullimit dhe gjelbrimin e qendrës së qytetit.
Me këtë marëveshje Komuna e Hanit të Elezit dhe UN-HABITATI do të investojnë nga 35.000 euro.
Me këtë marëveshje Komuna e Hanit të Elezit dhe UN-HABITATI do të investojnë nga 35.000 euro.
Duke pasë parasysh se qendra e Hanit të Elezit është një nga qendrat më të ndotura në Kosove ,atëherë ky projekt do të jetë më se I mirëseardhur për qytetarët e Hanit të Elezt ,ishin fjalë e zonjës Galeza duke përkujtuar se edhe projektet e ardhëshme do të kenë për prioritet ruajtjen e ambientit dhe resurseve natyrore dhe se shpreson se kjo organizatë do të gjejë mënyra për ta përkrahë këtë komunë në këtë drejtim.
Që edhe komuna e Hanit të Elezit është duke u munduar që të vëjë rendë sa I përket mbrojtjes së ambientit ,z. Suma njoftoi znj.Galeza se Komuna e Hanit të Elezit ka arritur marveshjen me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor për instalimin e një aparati monitorues të ndotjes së ambientit ku në mënyrë të përherëshme do të pëcillet kjo gjendja .
Zyra për Informim