Hani i Elezit 17.08.2012
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Hanit të Elezit me anë të ,,Marrveshjes së Mirëkuptimit “janë pajtuar që të bashkëfinancojnë projektin;
,,Asfaltimi i rrugës Lagja e Re- Pustenik”
Qëllimi i kësaj Marrëveshje është realizimi i këtij projektit shumëvjeçar si dhe përcaktimi i obligimeve të palëve nënshkruese.
,,Marrëveshja e Mirëkuptimit “ është nënshkruar ,në emër të MAPL-së, Zëvendës Kryeministri z. Slobodan Petrovic ,në emër të MI-së Ministri z. Fehmi Mujota dhe në emër të Komunës së Hanit të Elezit Kryetari i komunës z.Rufki Suma.
Komuna e Hanit të Elezit pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik si dhe Ligjin për Menagjimin e Financave Publike ka zhvilluar procesin e tenderimit duke përzgjedhur kompaninë NNT ,,EUROTRANS” nga Kaçaniku si kontraktuese për implementimin e këtij projekti.
Komuna e Hanit të Elezit si autoritet kontraktues përfaqësuar nga Xhevdet Bushi shef i Zyrës së Prokurimit dhe Hamid Dema Menaxher i kompanisë NNT,,EUROTRANS” kontraktues, nënshkruan sot kontratën e punës për implementimin e projektit,,Asfaltimi i Rrugës Lagje e Re-Pustenik”.
Zyra për informim