Sot janë nënshkruar marrëveshjet me 10 përfituesit e Thirrjes Publike për Subvencionimin e Bizneseve Start-up dhe Bizneseve Ekzistuese për vitin 2025!
Ky hap konkret përfaqëson një mbështetje të drejtpërdrejtë për fuqizimin e ekonomisë lokale, përmes nxitjes së ndërmarrësisë dhe zhvillimit ekonomik.
Përmes këtij programi, synohet krijimi i një mjedisi më të favorshëm për operimin dhe rritjen e bizneseve të reja, duke kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe diversifikimin e sektorëve ekonomik në nivel lokal.