Hani i Elezit 21.06.2013
Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit, Muzafer Dernjani, priti sot në takim pune JRD-E/LMT Commander Jonathan T.Hartsock me bashkëpunëtorët e tij.
Tema të bashkëbisedimit ishin zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit si dhe format e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe LMT-së.
Për nënkryetarin Dernjani bashkëpunimi i komunës dhe LMT-së ka qenë gjithnjë në nivelin më të lartë dhe se në shumë takime kemi hasë në pajtueshmërinë për shumë qështje në komunën e Hanit të Elezit.
Ndërsa lidhur me zhvillimet e shumë punëve dhe projeteve të cilat janë duke u bërë në komunën e Hanit të Elezit, z.Dernjani tha se ato janë në përputhje me dinamikë e projektuar për realizimin e projektve të cilat janë miratuar dhe të cilat priten të realizohen deri në fundë të vitit.
Nënkryetari Dernjani tha se komuna e Hanit të Elezit ka veçoritë e saja për dallim nga komunat tjera pasi që jemi komunë me potencial të zhvillimit industrial, kemi mundësi të mira për bashkëpunim ndërkufitarë me komunat tjera të republikës së Maqedonisë si dhe kemi investuar në infrastrukture e cila është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Për musafirët ishte në interese se si qëndron puna rreth menagjimit të mbeturainave për të cilat z.Dernjani tha se ky problem po vendoset si projekt i cili është realizuar mirë dhe se përveç investimeve të cilat janë bërë në furnizimin me kontejner të mbeturinave për të gjithë familjet e komunës dhe kamionin për bartjen e tyre, ka filluar edhe vetëdijësimi i qyetarëve për të kujdesur për një ambient më të pastër.
Zyra për informim