Dje, më datë 24.06.2026, në ora 18:00, nën organizimin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal z.Florim Shkreta, u mbajt dëgjimi buxhetor lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029.
Në këtë takim mori pjesë edhe Administratori i fshatit Seçishtë, z. Mevludin Kuka, i cili, pas konsultimeve me banorët, prezantoi propozimet dhe nevojat prioritare të komunitetit, duke propozuar disa projekte kapitale për t’u përfshirë në planifikimet buxhetore të periudhës së ardhshme.
Qytetarët të cilët nuk kanë mund të marrin pjesë në dëgjim, por që kanë propozime, kërkesa dhe ide tjera mund t’i orientojnë të njejtat me anë të kërkesave fizike pranë Qendrës për shërbim të qytetarëve ose përmes postës elektronike në e-mailat: florim.shkreta@rks-gov.net ose lindita.ballazhi@rks-gov.net