Vizituam zyrën e noteres znj. Florensa Sahiti, e cila ka nisur veprimtarinë e saj në qytetin tonë.
Prania e një zyre noteriale në komunë është një zhvillim i rëndësishëm që u mundëson qytetarëve të kryejnë shërbime ligjore pa pasur nevojë të udhëtojnë jashtë qytetit.
Zyra do të jetë funksionale gjatë ditëve të punës, nga e hëna në të premte. Komuna jonë mbështetë çdo iniciativë që sjell shërbime më pranë qytetarëve.