Në Qendrën përkujtimore “Bllaca 99”, sot u shënua 25-vjetori i Eksodit të Bllacës, ngjarjes së dhimbshme të historisë kombëtare të fundit të shekullit njëzet, ku mijëra shqiptarë të Kosovës me dhunë u detyruan të largohen nga vendi i tyre për shkak të gjenocidit masiv të ushtruar nga pushteti serb.
Me këtë rast, kujtimin e sakrificës së bashkëkombësve tanë, e nderoi drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Shkup – Skender Asani, zv.Ministri i Drejtësisë – Vigan Qorroli, drejtori i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës – Atdhe Hetemi dhe drejtoresha e Institutit të historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.
Si kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, bëj thirrje të përhershme ndaj institucioneve që të mbështesin këtë projekt për të përkujtuar atë që konsiderohet si “Holkausti i shqiptarëve”.