Hani i Elezit – 01.01.2011
Kryetari i komunës z.Rufki Suma me rastin e ndërrimit të motmotit duke filluar nga ora 20:00 deri ne mesnatë vizitoi institucionet shtetërore në Han të Elezit, Kaçanik, Ferizaj dhe Gjilan.
Në fillim ai vizitoi QKMF-në “Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit, pastaj Policinë Kufitare në Han të Elezit, Doganat e Kosovës,-pika në Han të Elezit, Policinë e Kosovës-Vija e Gjelbërt e cila është e vendosur në ish kazermën e TMK-së në Han të Elezit, dhe me vizitën e nënstacionit policor në Han të Elezit përfundoi vizitën në komunën e Hanit të Elezit, për të vazhduar më pastaj ne komunën e Kaçanikut ku aty vizitoi Stacionin Policor të Kaçanikut.
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit nga ora 22:00 deri në ora 23:20 vazhdoi vizitën në Ferizaj, ku fillimisht u takuan me kryetarin e komunës së Ferizajit z.Bajrush Xhemajli me të cilin bashkarisht vizituan fillimisht kazermën e FSK-së në Ferizaj, përkatësisht KDS-në, pastaj vizituan Stacionin Policor në Ferizaj, Shërbimin e Zjarrëfiksave në Ferizaj për të përmbyllur viziten e përbashkët në Spitalin Rajonal të Ferizajit ku u pritën nga drejtori i këtij spitali. Me vizitën që bashkarisht dy kryetarët i bënë kësaj qendre spitalore, u përmbyll vizita e dy kryetarëve në komunën e Ferizajit.
Kryetarin e komunës z.Rufki Suma, ndërrimi i motmotit e zuri në kazermën e FSK-së në Gjilan, përkatësisht në Batalionin e Reagimit të Shpejtë, ku për gati një orë qëndroi bashkë me oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e FSK-së që në ato momente ishin në shërbimin e qytetarëve.
Në të gjitha këto vizita, kryetari i komunës i uroi festën e Vitit të Ri të gjithë atyre të cilët në ato momente i shërbenin atdheut në forma të ndryshme dhe ishin në gatishmëri për të intervenuar aty ku mund te paraqitej nevoja.
Zyra për Informim
Kryetari i komunës z.Rufki Suma me rastin e ndërrimit të motmotit duke filluar nga ora 20:00 deri ne mesnatë vizitoi institucionet shtetërore në Han të Elezit, Kaçanik, Ferizaj dhe Gjilan.