Në nderim të 26 vjetorit të Krismës së Pushkës së Parë në Han të Elezit, sot me 26 shkurt bëmë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, bashkë me ekzekutivin dhe legjislativ komunal, familjarë të dëshmorëve, zyrtarë policorë, zyrtarë nga institucione , qytetarë dhe nxënës nga ShML “Dardania”, ku nxënësit, Arjeta Reçi, Miran Kuka dhe Anisa Berisha performuan me ese dhe poezi kushtuar kësaj date heroike për Hanin e Elezit.
Ne do të jemi mirënjohës çdo herë për dëshmorët e rënë për liri dhe çlirimtarët e UÇK-së!