Në këtë natë të ndërrimit të motmoteve, kur shumica janë në gjirin familjar dhe shoqëror, ndjej obligim moral të falënderoj ata që janë në gatishmëri për të ofruar siguri dhe për tu kujdesur për shëndetin tonë.
Bashkë me nënkryetarin, Sevdi Dernjani, sonte vizituam Policinë e Kosovës, QKMF-në, Policinë Kufitare dhe Zjarrëfikësit, për t’iu kujtuar se janë në mendjet tona dhe iu shprehëm mirënjohjen e thellë që sonte janë në krye të detyrës.
Gëzuar viti i ri 2025!
Sjelltë sa më shumë harmoni mes nesh!