Në Komunën Hani i Elezit u vendos gurthemeli i hidrocentralit “Lepenc1 " me kapacitet 9.98 MWnga kompania "Hidroenergji" shpk.
Më 25 shkurt 2016, në Komunën Hani i Elezit bëhet inagurimi igurthemelit të hidrocentralit të ri "Lepenc 1" për prodhim të energjisë elektrike nga kompania "Hidroenergji" në Kosovë.
Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin: përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, përfaqësues tjerë të qeverisë së Kosovës, përfaqësues të Komunës Hani i Elezit, përfaqësues të Komunës së Kaçanikut, përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, përfaqësues të bankave, operatorë të sektorit të energjisë në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe të ftuar të tjerë.
Projekti do të ndihmojë në arritjen e standardeve Evropiane për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtrishme dhe do të promovojë jetesë të shëndoshë dhe ekologjike, duke mos i shkaktuar dëme mjedisit dhe duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mjedisor.
“Investimi për ndërtimin e këtij hidrocentrali kap shumën mbi 14 milion Euro. Hidrocentrali do të ndërtohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian për prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe do të ndertohet brenda afatit ligjor të përcaktuar nga ZRRE-ja " theksoi në mes tjerash Ylber Shamolli, drejtor i kompanisë "Hidroenergji" nga Kosova.
Të pranishëm tjerë me fjalë rasti përuruan kompaninë "Hidroenergji" për punën e bërë dhe premtuan projekte tjera të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtrishme, kërkesë kjo e vazhdueshme edhe nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan edhe Zevendesministri i Zhvillimit Ekonomik z. Gani Koci, Kryetari i Bordit te Zyres se Rregullatorit per Energji z. Enver Halimi, Nenkryetar i Komunës Hani i Elezit z. Menduh Vllashi.
“Gjatë fazës së zhvillimit të projektit të hidrocentralit do të hapen dhjetra vende pune si dhe një numër vende pune të përhershme pasi të fillojë së punuari hidrocentrali. Projekti ndikon në përmirësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës dhe ky gurthemel që po e vendosim sot do të jetë gurthemel i zhvillimit të zonës së Komunës Hani i Elezit", u tha në përfundim të evenimentit.
