Procesi i rindërtimit të kadastrit dhe regjistrit të të drejtave në pronën e paluajtëshme në komunën e Hanit të Elezit ka zgjuar interesim të madhë të qytetarët e prekur nga ky proces.
Agjencioni Kadastral i Kosovës(AKK) dhe komuna e Hanit të Elezit vitin e kaluar nënshkruan “Memorandum Mirëkuptimi” me të cilën janë përzgjedhur e zonat kadastrale Paldenicë, Seçishtë dhe Gorancë për ta implementuar këtë projekt.
Projekti po realizohet përmes projektit RECAP i cili financohet nga Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës ndërsa implentohet nga AKK-ja.Banka Botërore është duke përkrahur AKK-në dhe ZKK-të përmes projektit për regjistrimin e pronës së paluajtëshme në kadastër (RECAP), dhe ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin e tregut të tokës dhe pronave si dhe të ngritë shkallën e sigurisë mbi pronën e paluajtëshme.
Pas një fushatës për sensibilizimin e publikut dhe informimi i mirë popullatës lidhur me procesin e rindërtimit, banorët nga zonat kadastrale Paldenicë, Seqishtë dhe Gorancë me të madhe po i përgjigjen këtij projekti duke pas parasysh përfitimet nga regjistrimi, zyrtarizmi i pronësisë, hipotekimi, regjistrimi i banesave dhe ndërtesave, shërbime këto që do të bëhen me kosto minimale .
Miqail Vila Drejtorë i Drejtorisë për Urbanizëm Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit tha se procesi shikimi publik ka fillaur me 1 Gusht dhe do të zgjasë deri me 30 Shtator, ku për të gjithë të interesuarit hartat dhe listat e parcelave dhe pronarëve vihen në shikim publik për 60 ditë me radhë. Përfitimet e implementimit me sukses të këtij projekti do të jenë të shumë anëshme nga se do të përfitojnë si qytetarët e zonave të planifiuara për realizimin e këtij projekti por edhe ZKK-ja dhe AKK-ja.
Ai i ftoi të gjithë banorët e këtyre Zonave Kadastrale ta shfrytëzojnë këtë rast për rregullimin afatgjatë të gjendjes së pronave të tyre.
