Në fund të javës së kaluar, prita në takim Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, i cili më njoftoi nga afër për përfitimet konkrete që do të kenë qytetarët nga ky projekt i rëndësishëm. Rindërtimi i Kadastrit synon të eliminojë mospërputhjet mes gjendjes reale në terren dhe të dhënave në regjistrat zyrtarë, të formalizojë transaksionet joformale, të regjistrojë trashëgimitë dhe të përditësojë informacionet kadastrale në Pustenik dhe Rezhancë.
Po ashtu, diskutuam për zhvillimet e fundit në Agjencinë Kadastrale, përfshirë projektin për korrektimin e të dhënave të pronarëve dhe avancimin e digjitalizimit të shërbimeve.
E vlerësoj këtë projekt si tejet të rëndësishëm për sigurinë juridike të pronës dhe konfirmova mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të komunës në realizimin e tij.