Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të komunës së Hanit të Elezit, Besnik Reçi tha se në komunën e Hanit të Elezit ka filluar fushata e korrje shirjeve dhe se për këtë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të realizohet me sukses.
Sipas z. Reçit janë afro 108 hektarë sipërfaqe me kulturë gruri prej të cilave po realizohet rendiment ndërmjet 3.5-4.8 tonë për hektarë, që në krahasim me vitin e kaluar është më i mirë. Për momentin korrjet janë duke u realizuar në fshatin Krivenik dhe nëse lejojnë kushtet atmosferike, pritet që korrje shirjet në komunën e Hanit të Elezit të përfundojnë brenda dy javësh.
Janë kontraktuar edhe kombajnerët për realizimin e korrje shirjeve, ndërsa çmimi i kontraktuar për realizimin e korrjeve për këtë vit është 110 €/ha.
MBPZHR-ja ka subvencionuar me 25% lirim në çmimin e naftës për furnizim për fermerët në Kompanin “HIB PETROL”në Ferizaj në sipërfaqet për korrje-shirje.
Këtë vit komuna e Hanit të Elezit për realizimin e mbjelljeve vjeshtore të këtyre sipërfaqeve ka subvencionuar 83 fermerë me shumë totale 10,857.95 Euro.
Zyra për Informim