Hani i Elezit 13.08.2013
Sot me një solemnitet rasti është lëshuar në përdorim rruga që lidhë fshatrat Paldenicë –Neçavcë-Dërmjak ,projekt ky që është realizuar në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe komunës së Hanit të Elezit.
Në aktin e inaugurimit të kësaj rruge ishin prezent zyrtarë të lartë të FSK-së me në krye Gjenerallejtënant Kadri Kastrati Komandant i FSK-së,zyrtarë të komunës së Hanit të Elezit dhe shumë banorë të komunës së Hanit të Elezit.
Pas prerje simbolike të shiritit nga Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma , z.Kastrati tha se ky është edhe një projekt i radhës që FSK-ja ka përfunduar sot, prej të cilit kanë përfituar tri fshatra të komunës së Hanit të Elezit.FSK-ja po dëshmon se është afër komunitetit për të ju ndihmuar dhe lehtësuar jetën, punën dhe zhvillimin e tyre.
Gjatë pesë viteve e deri më tani FSK-ja ka realizuar qindra projekte humanitare të ndryshme , kemi ndërtuar me qindra kilometra rrugë, kemi ndërtuar ura qofshin ato statike apo të përkohshme, kemi ndërtuar shkolla e rrethoje të shkollave dhe çdo herë për të ju dalë në ndihmë komuniteteve dhe për të ju lehtësuar jetën sa më shumë që është e mundur. Ne gjithashtu kemi realizuar edhe shumë projekte tjera për komunitetet jo Shqiptare sidomos për komunitetin Serb, ku këtë vit kemi në planë të përfundojmë dy projekte njëra në Plementin dhe njëra në komunën e Istogut dhe do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen të kryejmë sa më shumë punë dhe projekte në të mirë të gjithë komuniteteve.
Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma tha se jamë shumë i nderuar që sot jam nikoqir i përurimit të rrugës Paldenicë-Neçavcë Dermjakë, projekt i cili lidhë disa fshatra të komunës së Hanit të Elezit dhe ka për qëllim që banorëve të këtyre fshatrave të ju mundësojë të qasen sa ma lehtë në pronat dhe tokat e tyre dhe që të kthehen në pronat dhe shtëpitë e tyre.
Ky projekt do të ju mundësoj që në të ardhmen banorëve të këtyre fshatrave zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Nuk është hera e parë që FSK-ja po angazhohet në këto projekte duke qenë vazhdimisht në përkrahje të qytetarëve aty ku ka pas nevojë, me të cilin po dëshmojnë se FSK-ja është institucioni më i besueshëm dhe më e përkrahur nga ana e popullatës.
Unë shfrytëzoj rastin që edhe një herë të falënderojë për këtë punë e cila është realizuar në afat jashtëzakonisht të shpejt, për më pak se një muaj realizoi këtë projekt dhe që nga sot të jetë e shfrytëzueshme për banorët e këtyre fshatrave .
Duke falënderuar edhe një herë në emër të banorëve të komunës së Hanit të Elezit për angazhimin e jashtëzakonshëm për realizimin e këtij projekti , kryetari i komunës Rufki Suma dhuroi Amblemën e Komunës së Hanit të Elezit, Komandantit i FSK-së Gjenerallejtënant Kadri Kastratit.