Hani i Elezit 16.11.2012
Ashtu siç edhe e kishin paralajmruar, katër qytetarë të komunës së Hanit të Elezit,Rexhep Shkreta ,Ibrahim Laçi ,Zemri Bushi dhe Qahil Beqa sot në mëngjes u nisën në këmbë për në Vlorë për të marr pjesë në festimin e 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipëris dhe Ditës së Flamurit.
Rrugëtimin e tyre ata e nisën nga fabrika e qimentos ,,Sharrcem” të përcjellur nga punëtorët e kësaj fabrike. Më pas ata u takuan me kryetarin e komunës Rufki Suma për ta njoftuar për këtë rrugëtim , duke thane se kjo ishte dëshira e jonë për të marshuar në këmbë drejtë Vlorës që këtë festë të madhe ta përjetojmë në mënyrën tone ,të ketë një simbolikë të vullnetit të madhë dhe dëshirës që të jemi pjesë e manifestimit me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë të Shtetit Shqiptarë dhe 28 Nëntorit Ditës së Flamurit .
Dëshirojmë që me këtë marshim tonin nëpër vendet dhe vendbanimet nëpër të cilat do të kalojmë të përcjellim mesazhin e urimit të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit për shqipëtarët kudo që jetojnë .Shpresojmë që këtë rrugëtim ta përmbyllim në ditën e festës së madhe të kombit Shqiptarë dhe në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit të urojmë qytetin e Vlorës dhe mbarë Shqiptarëve kudo që janë tha z. Shkreta në takimin me kryetarin Suma.
Kryetari i komunës Rufki Suma duke i uruar për këtë vendim , tha se 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë te të gjithë shqiptarët ku do që janë ka zgjuar ndjenjat e krenarisë dhe dëshirën e madhe që të jemi pjesë e kësaj feste të madhe .Unë së pari ju dëshirojë shëndet dhe rrugë të mbarë ,ju urojë për vullnetin e madhë që të realizoni këtë dëshirë tuajën tha z. Suma.Ai me këtë rastë ua dorzoi edhe telegramin e urimit për kryetarin e Bashkis së Vlorës ku ndër të tjerat thuhej;
,, Festat kombëtare janë moment kur kujtohen dhe shënohen ngjarje e personalitete. Populli ynë me historinë e bujshme dhe të lavdishme ka shumë momente që duhet veçuar nga të tjerët, që duhet përkujtuar ndryshe, në mënyrë të veçantë.
Por, më i veçanti, më i shenjti dhe më i shënuari është 28 nëntori ynë, Dita e Flamurit tonë kombëtar, dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.”
Pas takimit me kryetarin Suma , ata u përcollën nga shumë qytetarë të komunës së Hanit të Elezit të cilë kishin dale për të ju uruar rrugë të mbarë bashkëqytetarëve të tyre në marshimin e tyre për në Vlorë.
Zyra për Informim