Me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit dhe me qëllim të apelimit të të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e ujrave, sot në Han të Elezit është shënuar 22 Marsi Dita Botërore e Ujit.
Kjo ngjarje e cila është organizaur nga ATRC-ja në bashkëpunim me OJQ-të partnere nga Republika e Maqedonisë kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes se qytetarëve të shteteve përkatëse në ruajtjen e mjedisit dhe avokimi për zbatimin e politikave mjedisore.
Në kuadër të këtij projekti është zhvilluar një aktivitete ndër-shtetërore për ndër të Ditës Ndërkombëtare të Ujit ku pjesmarrës ishin zyrtarë të lartë nga Republika e Kosovës, Ferat Shala Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Qeram Telqiu, Këshilltar Politik, Naser Bajraktari, Drejtori i Departamentit të Ujërave, Arben Qitaku-sekretar i përgjithshëm i MMPH-së Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, Kryetari i komunës së Kaçanikut z.Besim Ilazi, komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, Agron Bektashin Drejtori e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) në Kosovë, Avdulla Nishori Menaxher i Projekteve në REC, Kushtrim Kaloshi Drejtor Ekzekutiv i ATRC-së ndërsa nga Republika e Maqedonisë ishte Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi me bashkëpuntorët e tij.
Me një aksion simbolik nga ora11;00 deri në 12.00 është organizuar pastrimi i Lumit Lepencë që lidh Kosovën dhe Maqedoninë në Han të Elezit. Organizata partnere nga Shkupi angazhuan vullnetar të cilët pastruan lumin në pjesën Maqedonisë, kurse vullnetarët tanë ne pjesën e Kosovës. Në ora 12;00 të dy grupet janë takua në pjesën Kosovare në Han të Elezit dhe në mënyrë simbolike dhanë mesazhin se kufiri na ndan por mjedisi, pra lumi Lepencë na bashkon.
Në dekleratën e përbashkët të z.Ferat Shala Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor dhe Nurhan Izairi, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u tha se të gjitha institucionet si në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Maqedonisë, por edhe qytetarët në përgjithësi, e kanë për obligim të ndiejnë përgjegjësi për veprimet dhe aktivitetet, të cilat ndërlidhen me resurset ujore, në mënyrë që t’i ruajmë dhe ti mbrojmë.
Ky aktivitet sado simbolik përqon mesazhin se jemi të gatshëm të bashkëpunojm në mbrojtjen e resurseve të përbashkëta duke hartuar platforma të përbashkëta për mbrojtjen e resurseve ujore.
Ky bashkëpunim do të na mundësojë edhe hartimin e projekteve konkrete me të cilat mundë të konkurojmë në fondet për bashkëpunim ndërkufitare nga IPA.
Në këtë aktivitet simbolik është lexuar edhe “Deklarata e Përbashkët” e OJQ-ve të cilat organizuan këtë aktivitet ku thuhej se “Dëshirojmë të hapim një kapitull të ri të bashkëpunimit të ndërsjellë për realizimin e qëllimit të përbashkët-mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për brezat e tashëm dhe të rijë.
Pikrisht për këtë, kjo iniciativë e përbashkët për pastrimin dhe ruajtjen e Lumit Lepencë le të jetë themeli për aksionet tona të përbashkëta mes dy vendeve tona fqinje.
Deklaratën në emër të OJQ-ve e lexoi Kushtrim Kaloshi Drejtor Ekzekutiv i ATRC-së.
Zyra për Informim