Zyrtarizimi i marrëdhënieve në mes të komunës së Hanit të Elezit me fshatrat, lagjet urbane dhe vendbanimeve të saja siguron që banorët e komunës të jenë të përfshirë më mirë në vendimmarrje, zhvillim komunal dhe që shërbimet të janë më afër të gjithë qytetarëve të komunës dhe të jenë në përputhje me nevojat e tyre.
Mbi këto parime dhe në përputhje me rregulloren e miratuar nga kuvendi i komunës mbi bashkëpunimin e komunës me fshatrat, lagjet urbane dhe vendbanimeve, në komunën e Hanit të Elezit po zhvillohet me shumë sukses procesin e zgjedhjeve të këshillave lokale
Se funksionimi i këshillave lokale po vlerësohet si forma më e mirë e vendosjes së marrëdhënieve në mes të komunës së Hanit të Elezit dhe komunitetit po dëshmohet me interesimin shumë të madhë të banorëve që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve të këshillave lokale.
Këtë në formën më të mirë e dëshmuan banorët e fshatit Krivenik dhe Seqishtë të cilët me pjesmarrje shumë të lartë dhe në proces të mirëfillt demokratik legjitimuan këshillat e tyre lokale.
Fshati Krivenik vendosi që këshilli i tyre lokal të përbëhet nga 7 anëtarë dhe do të kryesohet nga Demir Thaqi ndërsa anëtarë të këshillit lokal do të jenë:
Shyqeri Thaqi
Arsim Thaqi
Mersad Thaqi
Gazmend Thaqi
Xhemail Berisha
Bajram Qajani
Ndërsa fshati Seqishtë për të siguruar përfshirje sa më të mirë të të gjitha Lagjeve dhe të siguroj funksionim sa ma të mirë, vendosi që këshilli i tyre lokal të ketë 11 anëtarë.
Me vota të mbyllyra ata zgjodhën Florim Shkretën për kryetarë të këshillit ndërsa anëtarë do të jenë:
Avdi Shkreta
Hisni Dibrani
Mevludin Kuka
Bardhyl Kalisi
Hisni Luri
Mervet Kalisi
Isa Shkreta
Besim Kalisi
Nehat Luri
Naim Kuka
Procesi zgjedhor për këshillat lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane të komunës së Hanit të Elezit përkrahet dhe bashkëfinancohet nga HELVETAS –Swiss Intercooperation –DEMOS.
Në tubimet zgjedhore në fshatrat Krivenik dhe Seqishtë ishte prezente edhe konsulentja e projektit DEMOS, znj.Angjelina Krasniçi.
