Hani i Elezit 06.03.2012
Për të shprehur nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Popullit, Adem Jashari, sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së që simbolizohet në këtë ditë të madhe, kryetari I komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me bashkëluftëtarë, në përbërje të të cilit ishin ish ushtarët e UÇK-së dhe FSK-së vizituan sot Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz .
Në 14 vjetorin e rënies së komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë delegacioni i komunës së Hanit të Elezit u përkul para Dëshmorëve të Kombit duke vendosur kurora lulesh dhe duke përkujtuar Luftën dhe Sakrificën e atyreve të cilët na mundësuan që sot t’i përkujtojmë të lire dhe të jetojmë të lire.
Epopeja e UÇK-së bashkoi të gjithë shqiptarët për çlirimin e Kosovës,dhe në kujtim dhe nderim të të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, delegacioni I komunës së Hanit të Elezit vizitoi edhe Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës ku vendosen buqetë me lule .