Në shenjë nderimi dhe respekti, bëmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, si dhe pranë pllakave përkujtimore të Nuri Bushit dhe Xhemsedin Sumës, të cilët ranë heroikisht në luftimet e ashpra të 2 dhe 3 marsit 1999.
Në homazhe morën pjesë përfaqësues të ekzekutivit dhe legjislativit komunal, familjarë të dëshmorëve, zyrtarë komunalë dhe qytetarë.
Përkujtimi i të rënëve për liri është obligim moral i secilit prej nesh.
Lavdi dëshmorëve, respekt çlirimtarëve!