Në shenjë nderimi dhe kujtimi për dëshmorët Nuri Bushi dhe Xhemsedin Suma, bëmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, si dhe pllakat përkujtimore të Dëshmorëve Nuri Bushi e Xhemsedin Suma, të cilët ranë heroikisht në luftimet e ashpra të datave 2 dhe 3 mars 1999.
Në këto homazhe, ishim bashkë me ekzekutivin dhe legjislativin komunal, familjarë të dëshmorëve, zyrtarë komunalë e qytetarë të tjerë.
Përkujtimi i të rënëve për liri është obligim moral i të gjithë neve!
Lavdia u takon dëshmorëve, respekti çlirimtarëve