Në prag të fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, në bashkëpunim me Qendrën e Mbretit Salman për Ndihmë dhe Punë Vullnetare nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Bashkësisë Islame dega në Han të Elezit, u ndanë 250 pako ushqimore për familjet me kushte të vështira.
Falënderim për donatorët dhe të gjithë bashkëpunëtorët që po iu gjenden pranë familjeve në nevojë në këtë Muaj të Ramazanit!