Hani i Elezit 27.01.2012
Nuk ka qytetar nga rajoni i Gjilanit që nuk ka dëgjuar emrat Swiss Intercooperation, LOGOS , e tash Helvetas, që kanë prekur direkt në jetën e tyre.
E mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës, Intercooperation ka hapur zyrën në Kosovë para dhjetë vitesh dhe gjatë kësaj kohe ka investuar rreth 17 milionë euro në Kosovë, 7 milionë euro për qeverisje dhe rreth 10 milionë për hortikulturë.
Në një intervistë për KosovaTimes, Norbert Pijls, menaxher i projektit LOGOS ka deklaruar se kjo organizatë ka investuar në nëntë komuna te regjionit te Anamoraves: Kamenicë, Novobërdë, Partesh, Ranilluk, Kllokot, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Shtërpcë.
Pijls ka një përgjigje interesante se pse kjo organizatë është përqendruar në komunat e kësaj pjese të vendit tonë.
“Gjithnjë më kanë thënë se nga ky rajon janë shumica e imigrantëve kosovarë që jetojnë në Zvicër. Ata njerëz punojnë në Zvicër, paguajnë taksat, kështu që ne duhet të kthejmë diçka prapa”, ka thënë Pijls
Pjesa më e madhe e investimeve ka shkuar në qeverisje lokale dhe hortikulturë, ndërkaq gjatë dy viteve të fundit, projekti LOGOS është përqendruar në pesë fusha.
Fushë të parë, Pijls e quan mbështetjen në planifikimin strategjik dhe urban. Përmes kësaj ndihmohen komunat për të ndërtuar një vizion afatgjatë strategjik të zhvillimit.
“Pra në çfarë drejtimi dëshirojnë të zhvillohen, a duan të jenë komunë rurale bujqësore si për shembull Kamenica. A duan të jenë komunë turistike siç është Shtërpca, komunë infrastrukturore si për shembull Kaçaniku”, thotë Pijls.
Përcaktimi i komunave për drejtimin e zhvillimit në të ardhmen, në një farë mënyrë do të jetë një lloj identiteti i tyre, dhe në këtë kuadër do të derdhen edhe paratë e “Helvetas”, sqaron Pijls.
Organizata zvicerane është përkujdesur që qytetarët të dëgjojnë nga udhëheqësit e tyre komunalë se si dhe ku janë investuar paratë e dhuruara.
“Ne u ndihmojmë komunave që t’u sqarojnë qytetarëve shfrytëzimin e buxhetit komunal. Mbështesim organizimin e takimeve të kryetarit të komunës dhe stafit të tij me qytetarët ku ata sqarojnë se çfarë kanë bërë me para gjatë tre muajve të fundit”, ka thënë Pijls.
Komunave u është ndihmuar edhe të rrisin mbledhjen e taksave.
“U kemi ndihmuar të regjistrojnë shtëpitë që janë ndërtuar mes vitit 2004 dhe 2010. Tatimi në pronë është për çdo shtëpi dhe baza e të dhënave ka qenë e vjetër. Baza e të dhënave tani është rreth 15 për qind më e madhe, dmth 15 për qind më shumë të hyra për komunën”, ka thënë Pijls.
Në Kamenicë, organizata zvicerane ka ndihmuar hapjen e një zyre në shërbim të qytetarëve ku ata mund të informohen për nxjerrjen e dokumenteve që u nevojiten. Aty tani mund t’i marrin të gjitha informatat e nevojshme e jo të bredhin nga një zyrë në tjetrën.
“Helvetas” dhe organizatat tjera gjithashtu janë fokusuar t’i mbështesin komunat në menaxhimin e mbeturinave.
“Vitinë dhe Hanin e Elezit i kemi ndihmuar në hartimin e planeve për menaxhimin e mbeturinave. Ka shumë mbeturina. Ndihmojmë që menaxhimi i tyre të bëhet në mënyrë më profesionale”, ka thënë Pijls.
“Helvetas” ka ndihmuar komunat të zhvillojnë një plan efikas për këtë, por u është dashur të lobojnë që institucionet qendrore të ndryshojnë një pjesë të ligjit që merret me këtë çështje.
Gjatë një studimi në Viti, organizata zvicerane ka gjetur se nëse të gjitha familjet në komunë paguajnë nga 2 euro kjo shumë do të mjaftonte për grumbullim efikas të mbeturinave, ndërkohë që në qytete tjera të Kosovës qytetarët paguajnë nga 5-6 euro për këtë shërbim.
Fillimisht çdo familje duhet te pajiset me nga një kontejner për hedhjen e mbeturinave. Komuna do të shpërndajë faturat në secilën familje.
“Këtë vit dua të shoh që faturat për bërllok janë shpërndarë dhe njerëzit i paguajnë. Natyrisht nëse të gjithë paguajnë, do të mbulohen të gjitha shpenzimet”, ka thënë Pijls
Menaxheri i projektit LOGOS në “Helvetas” shprehet i kënaqur me bashkëpunimin me kryetarët e nëntë komunave dhe vartësve të tyre.
“Këtë përvojë e kam edhe nga puna ime e mëhershme në Kosovë. Ka vullnet dhe motivim. Komunat i dinë problemet që i kanë, por kanë nevojë për para dhe njerëz për t’i ndihmuar”.
Megjithëkëtë, ai ka vërejtur një dallim.
“Disa shërbyes civilë janë më të motivuar për të ndihmuar komunitetin e vet, disa vetëm rrinë dhe e harxhojnë kohën kot. Por, në përgjithësi, jam shumë i kënaqur me kualitetin”, thotë Pijls.
“Komunat e reja me shumicë serbe kanë probleme, kanë filluar nga zeroja, nuk kanë mjaft njerëz të kualifikuar. Në komunat që janë themeluar më herët është ndryshe, për shembull Hani i Elezit, që po ashtu është komunë e re, por ka arritur sukses. E kryejnë punën me kohë, mirë, komunikojnë mirë”, ka theksuar ai.
“Helvetas” dëshiron të qëndrojë në Kosovës sa më gjatë që është e mundshme.
“Jemi qe dhjetë vjet këtu. Kemi rrjetin tonë, ekipin, dëshirojmë të vazhdojmë, por ne jemi të varur nga donatorët, Qeveria Zvicerane. Në fund të këtij viti duhet të propozojmë donatorëve që të qëndrojmë më gjatë. Ata do të vendosin nëse do të vazhdojmë edhe tri vjet tjera pas këtij viti”, ka thënë Pijls.