Hani i Elezit 14.10.2011
Sheshi i qytetit të Hanit të Elezit së shpejti do të ketë një pamje të re,falë edhe një investimi i cili do të plotësojë sheshin me një fontanë.
Synimi i projektit të BE-së “Beautiful Kosovo” (EU-BK) ishte të bëhet identifikimi i projekteve të vogla dhe të mesme nëpër komuna, të cilat synojnë krijimin e vendeve të punës, posaçërisht për të rinj dhe grupet e margjinalizuara dhe do të rezultojnë me infrastrukturës urbane.
Në kuadë të projektit,, Kosova e bukur’’ qëllimi i së cilës ishte financimi i ndonjë projekti me infrastrukturë urbane komuna e Hanit të Elezit ishte njëra përfitueset duke konkurruar me projektin ,,Ndërtimi i Fontanës në sheshin e qytetit”
Kompania e përzgjedhur e për zbatimin e projektit “Buka prej Gurit” në bazë të kontratës do të punësojë 18 persona , prej të cilëve nga Zyra Komunale e Punësimit do të punësohen 14 persona dhe 4 të tjerë do të punësohen nga tregu i lirë .
Vlera e përgjithshme e projektit do të jetë 40.000 € dhe pritet të realizohet për dy muaj.
Zyra për Informim