Në shenjë nderimi dhe kujtimi për dëshmorin Elham Curri, u bënë homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorit i cili ra heroikisht në luftimet e ashpra të Malinës të datës 16 mars 2001.
Homazheve iu priu Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta, dhe me pjesëmarrje të anëtarëve të OVL UÇK-së, drejtorë nga ekzekutivi komunal, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit, si dhe pjesëmarrës të tjerë.
Përkujtimi i të rënëve për liri është obligim moral i të gjithë neve!
Lavdia u takon dëshmorëve, respekti çlirimtarëve!