Sot nderuam dëshmorët Xhevdet dhe Feriz Guri, dy vëllezër të cilët dëshmuan atdhedashurinë në etapa të ndryshme të Kosovës dhe luftuan krah njëri tjetrit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, derisa me 22 prill 1999 ranë heroikisht në kurthet e armikut serb, por në vendin ku ata ranë, u ngrit pllakë përkujtimore për të mbetur çdo herë në historinë shqiptare të shtetit të Kosovës.
Falënderoj kryetarin e Komunës së Kaçanikut për organizmin, familjet e dy dëshmorëve për mirënjohen që ma dhuruan në veçanti vëllaun Kjani Guri, dy deputetët Elmi Reçica dhe Rashit Qalaj, atdhetarin Nusret Pllana, komandantët Zharku dhe Kurtaj dhe gjithë të pranishmit e tjerë, që në këtë ditë të ftohtë prilli, e lartësuan edhe një herë emrin e dëshmorëve Xhevdet dhe Feriz Gurit.
Lavdi dëshmorëve!