Filluam me Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar Hani i Elezit 2024 – Edicioni i Dytë.
Gjatë natës së sotme, filluam me natën e parë të Festivalit, ku hapja u bë nga SHKA “Sharri” me një instrumental me çifteli nga Sazan Ballazhi dhe Ardian Bardhi dhe me valle nga vajzat e Sharrit.
Festivali ka karakter garues dhe në natën e parë performuan:
1. SHKA “Malësori” – Gjonaj
2. AKV “Alba Folk” – Tiranë
3. AKV “Zëri i Kosovës” – Fushë Kosovë
4. Grupi i Grave “Teuta” – Tetovë
5. SHKA “Bajram Curri” – Krushë e Madhe
Të gjitha ansamblet pjesëmarrëse i falënderoj jashtëzakonisht shumë që Hanit të Elezit i dhanë një frymë të re të kulturës dhe artit shqiptar.
NESËR DO TË JETË NATA E DYTË E FESTIVALIT, ku nga ora 18:00 do të ketë defilim nëpër rrugët e qytetit, kurse nga ora 19:00 fillon nata e dytë e Festivalit!
JU MIRËPRESIM!