onte vazhduam rrugëtimin e Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar Hani i Elezit 2026, duke sjellë para publikut folklorin autentik shqiptar përmes këngëve dhe valleve burimore nga treva të ndryshme shqiptare.
Në skenën garuese të festivalit performuan:
• SHKA “Bajram Shabani” – Kumanovë
• SHKA “Vullkani” – Istog
• SHKA “Jeta e Re” – Sllupçan
• SHKA “Shqipet e Drenicës” – Drenas
Mysafirë specialë të mbrëmjes ishin fituesit e edicionit të kaluar, AKV “Emin Duraku” nga Shkupi, të cilët me performancën e tyre të jashtëzakonshme dëshmuan edhe një herë vlerat dhe profesionalizmin artistik që i karakterizon. Pas paraqitjes në Han të Elezit, ata do të vazhdojnë pjesëmarrjen në festivale ndërkombëtare në Evropë.
Programit artistik iu shtua edhe performanca e një grupi të veçantë valltarësh, të cilët interpretuan valle me motive tradicionale shqiptare, si dhe valle nga Italia, Irlanda dhe Amerika. Kjo paraqitje u mundësua nga Janet Reinack, e cila prej vitesh jeton, vepron dhe studion gjuhën shqipe, traditat dhe zakonet shqiptare, si dhe realizon emisionin “Amerikania Përsëri në Kosovë”.
Ju ftojmë që nesër të jeni pjesë e Natës së Tretë dhe Finale të Festivalit, ku juria profesionale do të shpallë fituesit në kategoritë e ndryshme. Kjo natë përkon gjithashtu me shënimin e Ditës së Çlirimit të Hanit të Elezit, duke e bërë këtë mbrëmje edhe më të veçantë.
Mirë se vini në Natën Finale të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar Hani i Elezit 2026!