Hani i Elezit 20.03.2013
Mundësi Bunjamin Berisha nga Klubi i mundjes “Sharri” nga Hani i Elezit shkëlqeu në turnirin mbarëkombëtarë në kategorin 68 kg. i cili u mbajtë në Tiranë me 16.03.2013
Në konkurencën e juniorëve Berisha zuri vendin e parë në konkurencë me mundësit pjesëmarrës nga të gjitha klubet shqiptare që merren me sportin e mundjes nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Mundësi nga klubi i mundjes “Sharri” u prezentua me përfaqësuesen e Kosovës duke e prezantuar më se miri sportin e mundjes të Hanit të Elezit.
Duhet të theksohet se nikoqirja e këtij turniri ishte përfaqësuesja e Shqipëris e cila u kujdes për akomodim dhe pritje shumë të ngrohtë për pjesmarrësit në këtë turnir e cila kishte edhe karakter të bashkimit të mundësve shqiptar për të formuar një kombëtare për pjesëmarrje në Lojrat Olimpike Brazili 2016.
Mundësi Bunjamin Berisha me prezantimin e tij në këtë turnir dëshmoi për formën e tij shumë të mirë para Kampionatit Evropian që do të mbahet në Qershor të këtij viti.