Hani i Elezit 05.12.2013
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti sot në takim pune Koordinatorin e projekteve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë z.Jusuf Sagdani.
Në takim ishin edhe përfaqësuesi I SH,P.K “Coneng” si dhe zyrtari i prokurimit nga MMPH-ja.
Ata njoftuan Kryetarin Suma se MMPH-ja ka zhvilluar procedurat e tenderimit publik, me ç’rast konzorciumi Kosovaro-Slloven ,SHPK”Coneng” dhe “Biro-Oballa” nga Sllovenija janë përzgjedhur për të implementuar projektin ;
“ Pastrimi i mbetjeve të azbest-çimentos dhe rregullimin e shtratit të Lumit Lepenc”.
Sipas tyre, projekti në fjalë mundë të filloj të realizohet menjëherë dhe do të implementohet në faza të caktuara të parapara sipas projektit .
Projekti përmban në vete largimin e mbetjeve të azbest –çimentos përgjat lumit Lepenc, si dhe rregullimin e shtratit të lumit Lepenc .
Kostoja financiare për realizimin e këtij projekti është 1.2 Milion euro dhe do të implementohet për dy vite.
Zyra për Informim