Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune anëtarët e misionit identifikues të SDC -së z.Matthias Boss , z.Daniel Kessler dhe z.Besnik Tahiri, anëtarë i këtij misioni . Në takim së bashku me kryetarin e komunës z. Suma, ishin prezentë edhe drejtorët e drejtorive të Administratës Fari Kalisi, të Urbanizmit Miqail Vila , Shërbimeve Publike Rufat Shkreta dhe Arsimit Nesim Dernjani.
Në prezantimin e qëllimit të vizitës z.Boss tha se qëllimi këtij misioni identifikues është që të marrë informatat mbi aktivitetet e projektit Zvicër- Kosovë Përkrahje Qeverisjes Lokale –LOGOS, në mënyrë që të hartojë kornizën për projektin e bashkëpunimit të ardhëshëm të Qeverisë Zvicrane me Komunën e Hanit të Elezit.
Kryetari i Komunës Rufki Suma duke uruar për mirëseardhje, ju prezantoi musafirëve të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar komuna e Hanit të Elezit.Ai me këtë rast tha se gjatë kësaj kohe ndihma e projektit LOGOS ka qenë e jashtëzakonshme duke marrë parasysh përvojën e ofruar në implementimin e shumë projekteve të realizuara, aktiviteteve në shumë fusha si ngritjen e kapaciteteve të Administrates Komunale, Shërbime Publike, Arsim, Barazi Gjinore si dhe aktiviteteve në informimin publik.
Në interes të musafirëve ishte të marrë përshtypjen e zyrtarëve të komunës së Hanit të Elezit se cilat ishin ndikimet e projektit të Logosit në zhvillimin e komunës së Hanit të Elezit dhe cila do të ishte mënyra më e mire e një bashkëpunimi të ardhëshëm ndërmjet SDC-së dhe komunës së Hanit të Elezit.
Për komunën e Hanit të Elezit bashkëpunimi me LOGOS-in ka rezultuar shumë i suksesëshëm, marrë parasysh se i gjithë ky bashkëpunim është kordinuar dhe konsultuar mire në mënyrë që projektet e implementuara të jenë në përputhje me planet e zhvillimit të cilat në vazhdimësi i kemi kosultuar me kuvendin e komunës dhe me qytetarët. Në këtë mënyrë ia kemi arritur që ato projekte të realizohen shpejt dhe të kenë përkrahje të madhe si të kuvendit por edhe të qytetarëve. Do të ishte në interes të madhë për komunën e Hanit të Elezit që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në formën më të mire të cilën mundë ta dakordojmë dhe që do të ishte në interes të qytetarëve të komunës tone tha z. Suma.
Pas takimit me ekzekutivin e komunës anëtarët e misionit identifikues të SDC-së kishin takim edhe me këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit si dhe me administratorët e fshatrave.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit Menduh Vlashi, i njoftoi musafirët me procesin e miratimit të projekteve kapitale dhe planifikimet buxhetore. Ai tha se kur është fjala për planifikimet buxhetore dhe përgatitjen e listës së projekteve kapitale për investime në komunë, në vazhdimësi konsultohemi me qytetarët në mënyrë që projektet e planifikuar të jenë në përputhje me interesat e tyre.
z. Vlashi, si dhe këshilltarët prezent në këtë takim deklaruan se kur është fjala për bashkëpunim me donatorët apo përkrahje për projekt propozimet e tyre gjithmon egziston gadishmëria e kuvendit që ato të miratohen në procedurat sa më të shkurta dhe se gjithmon në këto raste është pajtueshmëri e plotë e egzekutivit dhe legjislativit të komunës.
Zyra për Informim