Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Han të Elezit 30 nxënës nga Shkolla “Lidhja e Prizrenit” nga Komuna e Deçanit së bashku me stafin arsimor të shkollës.
Gjatë kësaj vizite zhvilluam aktivitete dhe vizituam disa nga pikat me rëndësi të veçantë për komunën tonë dhe historinë tonë, përfshirë SHFMU “Ilaz Thaçi”, Bllaca ’99, Ballkonin Panoramik tek Shkrinjat e UÇK-së, si dhe Varrezat e Dëshmorëve.
Këto vizita janë të rëndësishme për ruajtjen e kujtesës historike, forcimin e lidhjeve ndërmjet të rinjve dhe njohjen më të afërt me vlerat tona kombëtare e arsimore.
Falënderoj nxënësit dhe stafin e shkollës për vizitën dhe atmosferën e mirë, duke iu dëshiruar mirëseardhje gjithmonë në Han të Elezit