Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Hanit të Elezit organizatorët dhe ekspertët që realizuan trajnimin në kuadër të Javës së Sigurisë në Republikën e Kosovës, me temën “Ngritja dhe funksionimi i Qendrës Operacionale në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera”.
Ky trajnim, i organizuar me pjesëmarrjen e personelit të drejtorive komunale dhe lidershipit komunal, paraqet një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve tona institucionale për reagim dhe menaxhim sa më efikas të situatave emergjente.
Gjatë këtij aktiviteti, ekspertët e fushës z. Hajriz Sejdiu, z. Naim Sylejmani, z. Qazim Gllareva dhe z. Imri Azemi trajtuan tema me rëndësi të veçantë që lidhen me procesin e vendimmarrjes, koordinimit dhe planifikimit operacional në raste të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera.
Si institucion komunal, mbetemi të përkushtuar që përmes trajnimeve dhe bashkëpunimeve të tilla të forcojmë gatishmërinë dhe profesionalizmin e stafit tonë, në mënyrë që qytetarëve tanë t’u ofrojmë siguri dhe reagim të shpejtë në çdo situatë.
Falënderoj organizatorët dhe ligjëruesit për kontributin dhe bashkëpunimin e treguar në realizimin e këtij aktiviteti me rëndësi për komunën tonë