Sot mirëprita në Komunën e Hanit të Elezit një delegacion nga Izniku i Bursës së Turqisë me kryesues të delegacionit z.Rexhep Gündüz, së bashku me përfaqësues nga Gjimnazi “Skënderbeu” i Kaçanikut.
Gjatë takimit diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në arsim dhe shkëmbime ndërshkollore.
Duke parë bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm mes Iznikut dhe Kaçanikut, e kemi si bazë dhe synim që një bashkëpunim i tillë të shtrihet edhe në Komunën e Hanit të Elezit, me qëllim krijimin e lidhjeve të reja institucionale dhe arsimore.
Mbetem i përkushtuar që këto bashkëpunime t’i thellojmë dhe t’i kthejmë në iniciativa konkrete në dobi të komuniteteve tona.