Kryetari i komunës Rufki Suma priti sot në takim z.Besim Dinollin, pronarë i Shtypshkronjes “StarGraf” nga Ferizaj. Ai në takim falënderoi z.Dinollin për bashkëpunimin shumëvjeçarë reciprok të kësaj shtypshkronje me komunën e Hanit të Elezit.
Në respekt të këtij bashkëpunimi, Kryetari Suma në emër të komunës së Hanit të Elezit nderoi me “Mirënjohje” z.Besim Dinollin duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Në anën tjetër z.Dinolli tha se bashkëpunimi me komunën e Hanit të Elezit ka tejkaluar kuptimin afarist dhe ka qenë dëshira e jonë që të kontibojmë dhe të ju ndihmojmë sipas mundësive tona.Ai me këtë rast i dhuroi kryetarit Suma Statujën e Komandantit Legjendar, Adema Jasharit.
Zyra për informim