Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Drejtoria komunale e arsimit pas procesit përfundimtar të vlerësimit, ka vendosur që të ndajë mirënjohje për mësuesit e dalluar në nivel shkollash dhe ne nivel komunal.
Ne nivel shkollash është nderuar me mirënjohje mësuesja Elvire Bushi nga ShFMU “Ilaz Thaçi” dhe mësuesja Naime Shehi Ramuka nga ShFMU “Kështjella e Diturisë”.
Ndërsa në nivel komunal, njëkohësisht edhe përfaqësues i çmimit “Shaban Jashari ” në nivel të Ministrisë së Arsimit është përzgjedhur arsimtari Orhan Bushi nga ShFMU “Veli Ballazhi”