Hani i Elezit 10.11.2011
Me qëllim të ruajtjes së agjendës dhe dinamikës së angazhimit për plotësimin e standardeve të BE, Ministrja për Integrime Evropiane Vlora Çitaku, e shoqëruar edhe me shefat e zyreve ndërlidhëse të Republikë së Greqis dhe Slovakisë z.Dimitris A.Moschopulos dhe z.Henrik Markus vizituan sot komunën e Hanit të Elezit
Raporti i Progresit shënon një moment të ri për intensifikimin e reformave strukturore në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Si i tillë paraqet udhërrëfyes kyç për ndërmarrjen e reformave të përgjithshme me qëllim të avancimit në procesin e integrimit.
Është me rëndësi që të ruajmë Agjendën e Integrimeve Evropiane dhe se ky angazhim do të kërkojë sakrifica dhe reforma si në nivelin qendrorë ashtu edhe atë lokal, tha znj.Çitaku, duke njoftuar kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit ,Rufki Sumën për qëllimin e kësaj vizite.
Ministria e Integrimeve do të vazhdojë të inkurajon të gjithë akterët e këtij procesi por në veçanti institucionet komunale për angazhimin e tyre që ky raporti I vlerësimit të jetë pozitiv. Mirëpo sfidat do të jenë edhe më aktuale pasi që për tu bërë Evropian ne duhet të respektojmë qytetarët tanë të komuniteteve pakicë.
Ne mundë të hyjmë në Evropë vetëm atëherë kur do të respektojmë diversitetin e shoqërisë Kosovare.
Këto sfida nuk do të jenë të lehta por se janë të domosdoshme, ndërsa për komunën e Hanit të Elezit do të jenë edhe më të vështira pasi që paralelisht do të përballeni me ndërtimin e kapaciteteve komunale dhe në anën tjetër plotësimin e kërkesave të shumta për në rrugëtimin drejt Integrimeve Evropiane.
Duke Falenderuar për vizitën kryetari I komunës Rufki Suma tha se që nga takimi I fundit kur kemi marr për detyrë që të jemi pjesë e angazhimit të përbashkët për plotësimin e standardeve të BE-së, komuna e Hanit të Elezit ka bërë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me udhëzimet e Qeverisë së Kosovë dhe nga Ministria e Integrimeve.
Hapja e Zyrës për Kthim dhe Komunitete si dhe Zyrës për Integrime Evropiane, në tërësin funksionale, si dhe angazhimi I zyrtarëve kanë bërë që edhe komuna e jonë të jetë në bashkëveprim të plotë me synimet e agjendës për integrime Evropiane.
Fatmirsisht komuna e Hanit të Elezit edhe pse ka mbi dhjetë përqind të banorë që jetojnë jashtë vendit ka shenime të sakta mbi situatë e tyre në vendet ku jetojnë dhe punojnë ,dhe se sipas informatave që I kemi shumica e tyre e kanë të rregulluar statutin e tyre në ato vende.
Mirpo gadishmëria e komunës së Hanit të Elezit që të vëhet në shërbim të të gjith atyre që dëshirojnë të kthehen nuk do të mungojë.
Zyra për kthim dhe komunitete ka evidentuar 12 raste të cilët fatmirsisht nuk kanë kërkuar asistencë nga komuna, dhe se jemi duke I përcjellë me kujdesin e shtuar socializimin e tyre.Por kjo nuk do të thot se në të ardhmen nuk do të kemi raste ku ndihma e jonë do të jetë e nevojshme dhe se natyrisht në ato rrethana presim edhe përkrahje nga ju tha z.Suma.
Duke iu përgjigjur shqetsimeve të kryetarit të komunës znj.Çitaku tha se Ministria e Integrimeve ka në dispozicin një fondë për përkrahjen e riatdhesimit dhe reintegrimit dhe se kushdo që do të ketë nevojë mundë të aplikojë në këto fonde ,sidomos për ndihmë për hapjen e bisneseve të vogla si formë e qëndrueshme e integrimit
Zyra për Informim