Hani i Elezit 18.12.2013
Komuna e Hanit të Elezit përfiton edhe një projekt të rëndësishëm në fushën e shëndetësisë publike.
Në takimin e përbashkët të realizuar sot ndërmjet kryetarit të komunës Rufki Suma dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Shëndetësisë z.Arif Alimusa, u njoftua se Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme për realizimin e projektit të ndërtimit të “ Aneksit të Emergjencës” në kuadër të QKMF-së “Menduh Kaloshi” në Han të Elezit.
Ky projekt është përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të kërkesës së parashtruar nga komuna e Hanit të Elezit, pasi që i ka plotësuar standardet e kërkuara si dhe arsyeshmërinë për ndërtimin e këtij objekti tha z.Alimusa.
Gjatë ditës përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë z.Arif Alimusa është takuar me Drejtorin e DSHMS-së Safet Bushi, Shemsi Bushin, drejtorin e QKMF-së “Menduh Kaloshi” si dhe me përfaqësuesin e kompanisë “P&P” znj.Ferdeze Kastrati e cila do ta realizon këtë projekt dhe të cilët zyrtarishtë e promovuan hapjen e punimeve në ndërtimin e ”Qendrës Emergjente”
Vlera financiare për realizimin e këtij projekti është 79.543.oo€ e dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa do të realizohet deri në fundë të vitit të ardhëshëm.
Mbikqyrës i punimeve do të jetë kompania “Sib-Bka ing” ndërsa komuna e Hanit të Elezit do të ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme dhe infrastrukturën publike për implementim të suksesëshëm të këtij projekti.
Duke u deklaruar lidhur me këtë projekt, kryetari Suma tha se mbetemi të përkushtuar që banorëve të komunës së Hanit të Elezit të ju ofrojmë kushte optimal edhe në fushën e shëndetësisë primare.Shpresojmë se me realizimin e këtij projekti të ofrojmë shërbime më të mira, më të plota dhe në kushte e hapësirë moderne tha z.Suma.
Zyra për Informim