Hani i Elezit 16.01.2014
Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ”Menduh Kaloshi” në Han të Elezit e vizituan përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë të Kosoves z.Qeram Telqiu-Këshilltarë i lartë i Ministrit Agani dhe akademik Feti Mehdiu.
Qëllimi i vizitës së tyre ishte për të parë më afër zhvillimin e punimeve në QKMF, e me theks të veçantë të investimeve të MSH-se të cilat janë duke u zhvilluar në këtë qendër.
Në takim poashtu u bisedua rreth kuadrit deficitar-specialistëve për të cilat ka nevojë kjo qendër.
Drejtori i QKMF-së Dr.Shemsi Bushi i njoftoi musafirët rreth zhvillimeve të fundit në këtë qendër të rëndësishme shëndetësore të komunës së Hanit të Elezit dhe u kërkoi ndihmën e tyre në lidhje me ofrimin e kushteve sa më të mira për të mundësuar edhe kryerjen e shërbimeve specialistike gjë që aktualisht mungojnë.
Përfaqësuesit e MSH-se u zotuan se do të bëjnë përpjekje maksimale që edhe kjo problematikë të zgjidhet në mënyrë sa më të shpejtë dhe të favorshme për komunën tonë.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë vizituan edhe komunën e Hanit të Elezit me ç’rastë u takuan me kryetarin e komunës Rufki Sumën për ti uruar rizgjedhjen e tij në mandatin e radhës. Në takim ku morrën pjesë Drejtori i DSHMS-së Musafer Dernjani dhe Drejtori i QKMF-së Dr.Shemsi Bushi është konfirmuar gadishmëria e bashkëpunimit shumë të mirë të Ministrisë së Shëndetësisë me komunën e Hanit të Elezit.
Zyra për Informim