Projekti i parë i hartuar pas marrjes së mandatit tim qeverisës ishte “Hartimi i projektit detal – të rrugës Krivenik – Gorancë”, i realizuar përmes procedurave të tenderimit.
Kërkesat tona nga Komuna Hani i Elezit drejt Qeverisë, Ministrive dhe organizatave të ndryshme kanë qenë të shumta dhe të shpeshta për këto dy vite e gjysëm, për ta bashkëfinancuar këtë projekt, i cili konsiderojmë se me realizimin e këtij projekti i cili lidh dy fshatrat Krivenik dhe Gorancë do të ndikonte në kalimin më të lehtë, do të shkurtonte rrugën, do të ofronte infrastrukturë më të sigurtë rrugore, e ndër tjerash do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik dhe turizmin.
Sot, pas koordinimit me Ministrinë e Infrastrukturës, nënshkruam Marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës Hani i Elezit dhe Ministrisë për projektin në fjalë, të cilin do ta financojë Ministria në shumë prej 400 mijë € , ku për vitin 2024 janë ndarë 75 mijë €, kurse shuma tjetër prej 325 mijë € është e parashikuar për dy vitet në vijim.
Falënderoj zv.Ministrin e MMPHI-së, z.Hysen Durmishi për vizitën dhe aprovimin e këtij projekti me nënshkrimin e marrëveshjes për ta financuar me shumën e lartëcekur.
Bashkë për Hanin e Elezit!