Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përfaqësuar nga Bajram Gecaj, Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komuna e Hanit të Elezit përfaqësuar nga kryetari i komunës Rufki Suma, nënshkruan "Marrëveshje Mirëkuptimi" për realizimin e projektit:
“Shtrimi me kubëza betoni i rrugicave nëpër zonat rurale të Hanit të Elezit”
Sipas “Marrëveshjes së Mirëkuptimit”, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të përkrahë komunën e Hanit të Elezit për realizimin e këtij projekti me vlerë 70.000.oo euro.